Neuer do të jetë i gatshëm për Portugalinë
Lisbonë, 12 qershor - Manuel Neuer është duke u rikuperuar me sukses dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e Gjermanisë ndaj Portugalisë.
Përfaqësuesja e Gjermanisë dhe përzgjedhësi i saj, Joachim Low, ka marrë një lajm tejet të mirë sot gjatë ditës.
Portieri, Manuel Neuer, është duke u rikuperuar me sukses nga lëndimi të cilin e pësoi kohë më parë, duke qenë i gatshëm për sfidën ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos.
Manuel do të stërvit plotësisht sot me ne dhe kësisoj ai është shëruar në krahun e tij, u shpreh trajneri i portierëve të Gjermanisë, Andreas Kopke.
Gjërat po shkojnë në mënyrën e duhur për ty. Manuel ka përvojën e duhur dhe ne vazhdimisht po diskutojmë me atë se si po i shërohet krahu. Manuel është plotësisht i gatshëm, shtoi tutje Kopke.