11 Janar 2025

Neuer dhe Low kurorëzohen si më të mirët e futbollit gjerman

Mynih, 11 gusht - Për të dytën herë në një karrierë briliante, gardiani i Bayernit të Mynihut, Manuel Neuer është kurorëzuar si futbollisti i vitit në Gjermani, një çmim mjaft prestigjioz që jepet nga Gazetarët Sportivë të Gjermanisë.

28-vjeçari shkëlqeu në Brazil me kombëtaren, ku veç Kupës së Botës, mori tërësisht për vete edhe çmimin e portierit më të mirë të turneut, për ta mbushur kështu plot e përplot vitrinën e trofeve.

Në garën me yjet e futbollit gjerman, Manuel Neuer siguroi 144 vota nga 701 në total, duke lënë pas me vetëm 9 vota, talentin e Dortmundit, Marco Reus. Në një 5-she me dominim thuajse absolut bavarez, në vijim renditen Thomas Muller, Arjen Robben dhe Philipp Lahm.

Edhe në kategorinë e trajnerëve, fituesi është i pakontestueshëm dhe çmimi shkon për njeriun që udhëhoqi gjermanët drejt majës më të lartë të botës.

Pra është Joachim Low me 248 vota, trajneri i vitit në Gjermani, duke lënë pas Markus Weinzierl, i cili do të mbahet mend si trajneri që i dha fitoren e parë Ausburgut ndaj Bayernit që prej 6 Gushtit 1961.

Vendin e tretë të podiumit e plotëson tekniku spanjoll i bavarezëve, Pep Guardiola, i ndjekur nga trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, që është shpallur më i miri për dy vite radhazi në 2011-ën dhe 2012-ën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)