Nesër miqësorja KosovaSenegali
Gjenevë, 24 maj Shqiptarët nga mbarë Evropa do të udhëtojnë të dielën drejt Zvicrës, për ta ndjekur nga afër miqësoren ndërmjet Kosovës dhe Senegalit.
Tifozët shqiptarë nga diaspora po e presin me padurim miqësoren ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Senegalit, e cila do të zhvillohet në fundjavë.
Për ta bërë sa më madhështore këtë ndeshje, organizatorët janë duke i përgatitur 15 mijë flamuj të Kosovës, të cilët do të valëviten gjatë ndeshjes me ekipin afrikan.