Nënshkruhet memorandumi mes MKRS-së dhe KOK-u
Prishtinë, 5 maj - Sot, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u nënshkrua memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.
Nëpërmjet këtij memorandumi bashkëpunimi, MKRS-ja ndihmon KOK-un me 180.000 euro, në kuadër të mbështetjes për e ekipin olimpik të Kosovës, i cili sivjet për herë të parë do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Evropiane, të cilat do të mbahen në Baku të Azerbajxhanit.
Nëpërmjet këtij Memorandumi, MRKS-ja po ashtu ndihmon KOK-un edhe në fusha tjera me interes për avancimin e sportit kosovar.
Ministri Kujtim Shala, me këtë rast konfirmoi mbështetjen për Komitetin Olimpik të Kosovës, dhe u zotua se edhe në të ardhmen MKRS-ja do të ndihmojë sportistin kosovar në rrugën e avancimit në arenën ndërkombëtare.