11 Janar 2025

Nemanja Vidiç zyrtarisht futbollist i Interit

Milano, 27 shkurt - Nemanja Vidiç është zyrtarisht futbollist i Interit. Mbrojtësi serb ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, në bazë të së cilës do të përfitojë 2.8 milionë euro në sezon, shumë që mund të shkojë deri 3.3 milionë bashkë me bonuset.

Drejtori Teknik, Piero Ausilio ka fluturuar drejt Londrës për të mbyllur një marrëveshje të cilën presidenti Erick Thohir e kishte përkufizuar 90% të kryer.

Kishin mbetur për t’u diskutuar vetëm disa detaje të vogla, si dhe të drejtat e imazhit, por tashmë nuk ka më asnjë dyshim, gjigandi serb, kontrata e të cilit me Manchester United skadon në përfundim të kampionatit, nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën zikaltër.

Por udhëtimi i Ausilios në Angli kishte qëllim të dyfishtë, pasi përveç se me Vidic ai është interesuar edhe për mbrojtësit e Arsenalit, Bacary Sagna.

Edhe 31-vjeçari me prindër senegalezë në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë, kështu Interi kërkon të përfitojë nga ky fakt, për ta përforcuar grupin me një lojtar me eksperiencë ndërkombëtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)