Nemanja Matiq i quan idiotë tifozët serbë
Londër, 14 nëntor - Nemanja Matiq i ka fyer tifozët serbë shkaku i pushtimit të fushës gjatë ndeshjes ndaj Shqipërisë, duke thënë se tani kundër Danimarkës duhet të luajnë pa praninë e publikut.
I kemi humbur tre pikë dhe publikun që na është dashur aq shumë kundër danezëve sepse disa idiotë pushtuan fushën, ka thënë mesfushori i Chelseat.
Tribunat e zbrazëta do të jenë gjë e keqe për ne, por duhet të gjejmë frymëzim në çfarëdo mënyre sepse është ndeshje e rëndësishme për kualifikim në Kampionatin Evropian, ka shtuar ai.
Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë ishte ndërprerë gjatë pjesës së parë kur tifozët serbë sulmuan lojtarët shqiptarë në fushë para dhe pas shfaqjes së dronit me flamurin e Shqipërisë Etnike.