Negredo kalon te Valencia
Valenci, 2 shtator - Në momentet e fundit të merkatos Valencia ka arritur të huazojë një lojtarë me mjaft vlera, bëhet fjalë për Alvaro Negredo, lojtari i Manchester City-t.
Ish lojtari i Sevilla-s u kërkua me ngulm nga disa klube të rëndësishme në futbollin europian, një ndër to ishte edhe Reali i Madridit, por në fund sulmuesi zgjodhi të transferohet te ekipi i drejtuar nga Nuno Santos, duke qenë se mundësitë janë më të mëdha për tu aktivizuar si titullarë në këtë ekip.
Gjatë qëndrimit të tij në Angli Negredo nuk ka arritur të shfaq vlerat e treguar me Sevilla-n në La Liga, ku ishte lojtari kryesorë i ekipit.
Ai do të luajë në Mestalla në sezonin 2014-2015, ndërkohë që më pas Velencia ka të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij.