Në Brezovicë ndodhë SOCHI i Kosovës
Prishtinë, 12 shkurt - Sot në Prishtinë u mbajt konferenca për shtyp e asosacionit për sporte ekstremeSCARDUS ku u bënë të ditura detale nga garat për ski në kategorinë Slalom Paralel që do të mbahen në Brezovicë më 15 dhe 16 Shkurt.
Fundjava që po vie, e njohur poashtu edhe si fundjava e Pavarësisë, në Brezovicë sjellë garues nga Kosova dhe rajoni, shfaqje filmash si dhe party me DJ local dhe rajonal.
Me këtë rast u bë e ditur që aplikacioni për pjesëmarrje në garën Slalom Paralel për ski, është i hapur deri më 14 Shkurt dhe bëhet në faqen e asosacionit në internet scardus.org
Lulzim Zhubi, drejtor i SCARDUS u shpreh: Është hera e katërt që këto lloj garash mbahen në Brezovicë dhe ato përveç që janë shndërruar në gara komplet profesionale, poashtu kanë ndihmuar në rritjen dhe zhvillim professional të garuesve lokal.
Slalom Paralel është një garë që ku dy konkurrent garojnë, në të njejtën kohë, krah për krah, përgjatë një trajtoreje. Kjo garë zhvillohet në dy faza, faza kualifikuese për garë mbahet në Brezovicë më 15 Shkurt duke filluar nga ora 13:00 ndërsa finalistët garojnë për çmimet kryesore të dielen me 16 Shkurt, duke filluar nga ora 11:00
Pjesëmarrja në garë sivjet është falas, ndërsa çmimet kryesore të SCARDUS, ndahen nga Devolli Corporation dhe janë si vijon:
Vendi i parë - 600.00
Vendi i dytë - 300.00
Vendi i tretë - 150.00
Jehona Ferati, zëdhënëse e SCARDUS njoftoi që përveç garave kjo fundjavë e gjen Brezovicën në festë dhe me shumë aktivitete tjera, siq janë shfaqja e filmave dokumentarë për sporte ekstreme dhe ndeja të ndryshme më DJ lokal dhe rajonal.
Nga e premtja deri të hënën në Brezovicë ka festë. Përveç garës që është aktivitet kryesor, për shkak të Pavarësisë së Kosovës, SCARDUS organizon edhe aktivitete tjera siq janë shfaqja e filmave që bëhet në bashkëpunim me EHO FILM FESTIVAL nga Shkupi si dhe ndeja gjatë natës me DJ lokal dhe rajonal. është shprehur ajo.
Ndërsa Arta Selimi, menaxhere e këtij asosacioni u shpreh falënderuese për partnered financiar të cilët kanë përkrahur gjatë tërë kohës aktivitetet ekstreme sportive në malet e Brezovicës.
Duam të falënderojmë partnerët tanë tradicional Ministrinë e Kulturës dhe Ambasadën Norvegjeze të cilët kanë përkrahur aktivitetet tona në vazhdimësi, që nga dita e pare, si dhe partnerin tonë më të ri DEVOLLI Corporation që këtë vit ndanë çmimet kryesore të garës. Duam poashtu të falënderojmë të gjithë miqt dhe partnerët tjerë që na kanë ndihmuar përgjatë këtyre 4 vjetëve. - u shpreh ajo në fund.
SCARDUS është platformë për sporte ekstreme dhe turizëm malor në Brezovicë.
Përmes garave të përvjetshme dhe aktiviteteve tjera sezonale, SCARDUS ka ndihmuar në zhvillimin e sporteve ekstreme si Snowboard, Ski, Skate, Ciklizëm, Mountainbiking, Bjeshkatari dhe Off-Road Drive.
Aktiviteti kryesor i edicionit të katërt të SCARDUS është planifikuar të organizohet mes muajve 15 shkurt dhe 15 mars dhe do të përfshijë gara për ski dhe snowboard, si dhe aktivitete tjera kulturore.
Gara do të realizohet në bashkëpunim me Federatën e Skitarisë të Kosovës FSK, ndërsa sivjet për herë të parë SCARDUS do të shtojë në këtë garë edhe konkurrencën e vajzave.