Në 2014, PSG të bëhet klub më i madh
Paris, 25 dhjetor - Paratë nuk garantojnë suksesin por bëjnë të mundur që ai të arrihet.
Idioma e investimit në futboll është vërtetuar pozitivisht te PSG në këtë vit që po lëmë pas dhe president i kampionëve të Francës nuk ka se si të mos jetë i kënaqur me menyrën se si kanë kaluar 12 muajt e fundit, por sic do drejtues largpamës rrit cdo vit stekën e objektivave.
Nasser Al Khelaifi që më milionat e tij ka ditur se si ta shndërrojë skuadrën kryeqytetase në një forcë për tu vlerësuar edhe në arenën ndërkombëtare e vlerëson me kënaqësi 2013 e klubit të tij, e njëkohësisht ëndërron suksese edhe më të mëdha në 2014-ën.
Skuadra e tij fitoi titullin e Ligue 1 pas plot 19 vitesh agjërimi sezonin e fundit dhe aktualisht gjendet tre pikë para ndjekësve më të afërt në kampionat, por sheiku 40 vjecar ndien se perspektiva e 2014-ës do të jetë akoma më e ndritur për PSG, ndjesi që e zbulon në mesazhin e tij të urimit në faqen zyrtare të klubit.
Më duhet t;ju falënderoj. Në 2013 së bashku ne u bëmë kampionë. Për ju, dhe me ju ne do të vijojmë të shkruajmë historinë e Paris Saint-Germain. Për 2014 ëndërrojmë gjëra akomë më të mëdha. Ju uroj Gëzuar Krishtlindjet !.
Padyshim që ëndërrat e mëdha kanë të bëjnë me kompeticionin më të madh për klubet, Champions Leagu ku Psg u kualifikua këtë sezon si kryesuese e grupit dhe është shortuar përballë Bayer Leverkusën në 1/8-at.