Ndeshja Serbi-Shqipëri mund të riluhet në Zvicër
Gjenevë, 7 dhjetor - Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre me 14 tetor mund të zhvillohet sërish në Zvicër.
Është e mundur përsëritja e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe mendoj se Zvicra do të jetë një vend i preferuar, pse jo, edhe ndonjë tjetër vend evropian neutral pa prezencën e publikut, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantin për portalin Presheva Jonë.
Komisioni pasi ka dëgjuar për më shumë se 7 orë argumentimet e palëve në Komisionin e Apelit, UEFA është tërhequr për të marrë vendimin mbi kërkesat e paraqitura nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo serbe, shtoi Infantin
Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s më tej u shpreh:
Komisioni la në fuqi vendimin për humbje 3-0 të Shqipërisë me Serbinë. Por nuk mund të thuhet se gjithçka ka mbarur në këtë drejtim, sepse Shqipëria ka ende një shans të mirë me ballafaqimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Lozanë, deklaroi Infantino.
Kurse, pyetjes se sa e ka marrë parasysh Komisioni Disiplinor dhunën në stadium, dhe pse UEFA nuk dënoi dhunën e policisë dhe huliganëve serbë ndaj futbollistëve shqiptarë në stadiumin e Beogradit, ku u panë edhe sulme fizike, Infantino iu përgjigj:
Ajo çfarë u pa në Beograd, respektivisht në stadiumin e Partizanit me 14 tetor nuk kishte të bënte me futbollin e as me sportin, dhe ato skena janë të papranueshme për UEFA-n. Prandaj UEFA ka dënuar këto akte të dhunës nga ana e huliganëve dhe policisë serbe mbi futbollistët shqiptarë në Beograd, ka thënë Infantino.