Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Turqisë luhet në Mitrovicë
Prishtinë, 16 prill - Ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e parashikuar fillimisht për t\'u luajtur në Prishtinë, përfundimisht do të luhet në stadiumin \"Adem Jashari\" në Mitrovicë.
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë bërë të ditur se stadiumit të Prishtinës i duhet ende kohë për rikonstruksionin, ndaj dhe takimi kundër turqve do të luhet në Mitrovicë.
\"Ne kemi pasur një takim javën e kaluar me zyrtarë të Komunës dhe Ministrisë së sportit ku kemi biseduar për investimet në stadiumin e Prishtinës. Gjendja e stadiumit është e rëndë dhe rinovimi merr kohë, për këtë arsyeje ndeshja ndaj Turqisë me 99 për qind do të luhet në Mitrovicë, në stadiumin Adem Jashar\", është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Erol Salihu.