Mustafi nënshkruan një kontratë 5-vjeçare me Valencian
Madrid, 7 gusht - Shkodran Mustafi është zyrtarisht lojtar i ekipit të Valencias. Ai ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me spanjollët, të cilët e blen kartonin e tij për tetë milionë euro.
Në deklaratën e publikuar në faqen e klubit të Valencias në internet shkruhej se lojtari ka nënshkruar një kontratë, e cila do ta mbajë të lidhur me Valencian deri në 30 qershor 2019.
Mustafi, i cili luajti në Kampionatin Botëror me Kampionët e Botës, do të përfundoi vizitat mjekësore të enjten në mëngjes dhe në orën 10:00 do të dalë para mediave.
22-vjeçari nga Gostivari bëri një paraqitje të mirë gjatë sezonit të fundit me italianët e Sampdorias, duke rënë në sy edhe te trajneri i Gjermanisë, i cili e grumbulloi në Brazil2014.