Mustafa u dhuron numrat të VALA-s, lojtarëve të përfaqësueses
"Personalisht, i'a dhurova secilit lojtar të përfaqësueses së Kosovës nga një numër të Vala-s. Këtë e bëra gjatë një seance stërvitore që Përfaqësuesja e Kosovës me lojtarët e saj zhvilloi në stadiumin e qytetit të Kastriotit-Obiliqit, ku të pranishëm ishin edhe kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe trajneri i përfaqësueses. Nuk mund ta fshehë faktin që gjatë dhënies së numrave secilit lojtarë veç e veç, u emocionova jashtëzakonisht shumë", ka shkruar Mustafa në Facebook.
Sipas tij disa muaj më parë ata vendosëm të jemi sponsorat gjeneralë të Federatës Kosovare të Futbollit dhe Përfaqësues së Futbollit.
"Tani lojtarët e Përfaqësueses, bartin Logon e operatorit tonë publik Vala, në fanelat e tyre. Kampionët e Futbollit me Kampionët e Telefonisë Mobile", ka theksuar ai.