Muhamet Hyseni sprovohet te FC Nyrenbergu
Nyrenberg, 12 prill - Supertalenti i futbollit llapjan, Muhamet Hyseni (13 vjeç), anëtarë i kategorive të reja të KF Besiana nga Podujeva i shoqëruar nga babai, ka mësyrë të shtunën Gjermaninë me qëllim të sprovës 1 mujore në klubin e njohur gjerman të futbollit, FC Nyrenberg, kanë njoftuar familjarët për gazetën \"Kosova Sot\", disa çaste para nisjes për në Gjermani.
Fehmi Hyseni (50), babai i futbollisti, Muhamet Hyseni nga Majaci i Podujevës, njoftoi se djali i tij është anëtarë i kategorive të reja të pionierëve të KF Besiana-9 , nga Podujeva me pronarë, Bajram Hamitin dhe kryetrajner, Besim Ajvazin së bashku me skautin Emin Ajvazi.
Me këtë rast babai, Fehmiu i falënderoi nga zemra për punën që e kanë bërë treshja e besianëve si dhe mësuesit e SHF, \" Shaban Shala \", të futbollistit, për mirëkuptimin që kanë pasur për supertalentin llapjan.
Trajneri i talentit llapjan, Besim Ajvazi, njoftoi se se supertaleni, Muhamet Hyseni së bashku edhe me 9 futbutbollistë të tjerë të grupmoshave të reja të fatosave dhe pionierëve vjet ishin zgjedhur nga skautët italian përkatësisht mga ish-kapiteni i famshëm në ditë e lavdisë, Franko Barezi, për të udhëtuar në sprova në Itali që nga data 2-5 nëntorë të vitit të kaluar ku kanë qëndruar bashkë në kampin e AC Milano.
Ndryshe, supertalenti llapjan, vitin e shkuar ishte zgjedhja e parë e skautëve të AC Milano në Prishtinë për zbulmin e talentëve të rinjë nëpër botë.
Mësohet se gjatë qëndrimit disa ditësh në Kampin Stërvitorë të Milanos, pioneri futbollit, Muhamet Hyseni, ka shkëlqyer me paraqitjet e tija.
Lajmin për gazetën e ka bërë shoqëruesi i tij në këtë udhëtim, Agron Beseni nga Prizreni ndryshe trajneri kategorive të reja në KF Liria të Prizrenit. Trajneri Besenit,thotë se synimi i vizitës ishte pjesmarrja në një turne ndërkombëtare ku po merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e talentët edhe nga 40 shtetet të tjera.
Trajneri kosovarë, Beseni njoftoi se në Milano u mbajt Turneu treditor me pjesmarrjen e 52 ekipeve dhe 400 talentëve anë e këndë botës. Ndërkaq në raundin e dytë të turneut kanë marrë pjesë 26 ekipe të moshave të lindur në vitet 2000 - 2001 dhe 2002.
Fituese e turneut në fjalë sipas trajnerit Agron Beseni është shpallur ekipi në të cilin luajti futbollisti, Muhamet Hyseni, i cili gjatë tri ditëve ka zhvilluar 9 ndeshje dhe ka shënuar madje hiq më pak se 7 -8 gola ndonëse në finale luajti i sëmurë dhe nuk arriti të shënoi gol.
Trajneri Beseni tha se supertalenti llapjan Hyseni pati një paraqitje të shkëlqyeshme dhe vërtetë me lojrat brilante që tregoi në turneun në Milano ishte një diamant i futbollit duke treguar se do të bëhet futbollistë dhe lojtarë me të gjitha tiparet komplete. Beseni është si sigurtë se për momentin në Kosovë nuk ka ndonjë supertalent të tillë sikurse që është Muhamet Hyseni.
Kjo pasiqë sipas Besenit, me paraqitjet e tija supertalenti, Hyseni, tregoi se po bëhet dalngadalë pasardhës i madh dhe një yll i denjë i futbollit kosovarë sikurse që dikur ka qenë Fadil Vokrri duke shpresuar se mbase edhe do ta tejkalojë Vokrrin.
Sipas trajnerit prizrenas, paraqitjet brilante të Muhamet Hysenit në kampin e Milanos kanë bërë që shumë skautë futbolli nga e gjithë bota e sidomos ata nga Zvicra që ta vërshonin Hysenin me oferta.
Mirëpo të gjitha këto janë refuzuar nga familjarët e futbollistit pasiqë tashmë Muhamet Hyseni edhe për vitin tjetër është ftuar në Kampin e Milanos me të cilët tashmë ka edhe një marrëveshje paraprake dhe është në mbikqyrjen direkte të AC Milan