Mourinho shqetësohet për formën e skuadrës
Londër, 5 nëntor - Jose Mourinho ka pranuar se forma e skuadrës së Chelsea si mysafirë është shqetësimi i tij kryesor sidomos pas humbjes nga Newcastle të shtunën.
Humbja tregon problemet e Chelsea jashtë stadiumit Stamford Bridge, ku në pesë ndeshje në udhëtim ata kanë fituar vetëm pesë pikë.
Ky ëshët një kontrast i zymtë nëse krahasohet me formën në shtëpi, ku futbollistët i kanë fituar 100 për qind të pikëve të mundshme.
Në shtëpi, pesë ndeshje pesë fitore kurse jashtë pesë ndeshje një fitore, dy humbje dhe dy barazime, kjo nuk tregon formë të mirë si mysafirë, tha Mourinho për faqen zyrtare të klubit.