12 Janar 2025

Mourinho ofron 50 milion euro për Pogba

Londër, 16 tetor - Sipas tabloidit “Daily Expres”, kjo është një luftë që skuadra londineze Chelsea mund ta fitojë, pasi gjatë ditëve të shkuara edhe presidenti i Juventus Andrea Agnelli ka lënë një spirale të hapur duke theksuar se do të jetë shumë e vështirë që ish mesfushori i Manchester United Paul Pogba të qëndrojë në Serie A për shkak të ofertave marramendëse nga klubet e miliarderëve.

Ai që po këmbëngul për finalizimin e marrëveshjes që në muajin Janar është trajneri portagez, Jose Mourinho, i cili ofron 50 milionë Euro për të djegur konkurrencën e Paris Saint-Germain, Arsenal dhe Real Madridit. 20-vjeçari ka një kontratë që e mban të lidhur në Torino edhe për dy vjet e gjysmë dhe ka refuzuar përkohësisht rinovimin për shkak të sinjaleve që vijnë nga ekipet e tjera.

Nga ana tjetër, një shtysë të madhe për largimin nga Juventusi, Pogba mund ta marrë edhe nga agjenti Mino Raiola, i njohur në botën e futbollit si një nga njerëzit që ka finalizuar transferimet më të shtrenjta të merkatos.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)