09 Janar 2025

Mourinho me kontratë të re

Londër, 20 shkurt - Jose Mourinho ka edhe dy vite e gjysmë kontratë te Chelsea, por ai ka vendosur ta vazhdojë atë.

Trajneri i \"The Blues\", i cili u kthye në Stamford Bridge në vitin 2013, ka kontratë me klubin londinez deri në vitin 2017.

Por, sipas raporteve të The Sun, trajnerit portugez do t\'i plotësohen të gjitha kushtet që do të mbajnë atë në Londër deri në vitin 2020.

Që nga ardhja e Roman Abramovich në vitin në 2003, ai ka ndërruar shumë trajnerë edhe pse trofetë nuk i munguan klubit nga Londra.

Tani Chelsea është në kërkim për të pasur një stabilitetit afatgjatë dhe Mourinho është njeriu ideal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)