Mourinho gjobitet me 8,000 funta
Londër, 25 tetor - Trajneri i Chelsea-it, Jose Mourinho, është gjobitur me 8,000 funta nga Federata Angleze e Futbollit, pasi gjatë ndeshjes së klubit të tij me Cardiff-in, është grindur me referin.
E pranoj gjobën. Ajo çfarë ka thënë referi, është e vërtetë. Nuk kam qenë agresiv, nuk kam ofenduar, vetëm kam pasur mospajtim, ka thënë Mourinho.
Ai po ashtu ka deklaruar se është i gatshëm për ndeshjen me Manchester City-n, e cila do të zhvillohet në fundjavë.