Mourinho firmos kontratën e re me skuadrën e Chelsea
Londër, 7 korrik - Jose Mourinho firmosi kontratën e re me skuadrën e Chelsea. Sipas asaj që publikohet te London Evening Standard, tekniku portugez arriti një marrëveshje me pronarin e klubit londinez, Roman Abramovich për të qëndruar në Stamford Bridge deri në verën e vitit 2019.
Gjithnjë sipas London Evening Standard, së bashku me Mourinho, firmosën kontratën e re edhe asistentët e tij, Rui Faria dhe Silvinho Louro.
Ndërkaq, mësohen disa detaje në lidhje me kontratën e nënshkruar mes Mourinho dhe kampionëve të Anglisë, detaje që kanë të bëjnë më pagën e tij, e cila do të jetë 12 milionë euro në vit.