Mourinho e kërkon Eden Hazard te Roma
Romë, 26 maj - Jose Mourinho kërkon të punojë sërish me Eden Hazard.
Mediat italiane bëjnë me dije se sulmuesi belg i cili nuk është përshtatur te Reali i Madridit në këto dy sezone kjo për shkak edhe të dëmtimeve të shumta u ka kërkuar drejtuesve të Los Blancos ta lejojnë të largohet për të rigjetur formën optimale dhe opsioni më i mirë për Hazard është kalimi te Roma aty ku Jose Mourinho do ta priste krahëhapur.
Gjithsesi Roma mund t’ia lejojë vetes ta marrë Hazard vetëm në formë huazimi dhe t’i paguajë një pjesë të pagës prej 15 milionë eurosh në sezon dhe mbetet për t’u parë nëse Reali i Madridit do ta pranojë largimin e Hazard me një formulë të tillë.