Mourinho e do me çdo kusht Diego Costan
Londër, 25 tetor - Diego Costa është shndërruar në një çështje ndërkombëtare dhe tani të gjithë e dëshirojnë.
Fillimisht ishte përfaqësuesja e Spanjës që e ftoi tu bashkohej kampionëve të botës, ndërsa Brazili që e kishte injoruar deri pak muaj më parë premtoi ti japë një shans për të shkuar në Botërorin 2014.
Por ndërkohë paraqitjet e frikshme që sulmuesi 25-vjeçar po ofron në fushë kanë bërë që Jose Mourinho të dashurohet pas tij, për rrjedhojë që në janar ai do të ofrojë çfarëdolloj shifre që kërkon Atletico Madridi për ta bërë të vetin.
Me 10 gola në kampionat dhe 2 në Champions, Diego Costa ndjek ikonat e futbollit botëror si Messi e Ronaldo, prandaj siç siguron Mirror, në merkaton e janarit ky operacion do të ndiqet personalisht nga Mourinho, i cili do kërkojë ta bindë brazilianin të firmosë me klubin e miliarderit Abramovich.