Mourinho: Brazil 2014 me standarde shumë të dobëta të fushave
Lisbonë, 25 qershor - Jose Mourinho ka kritikuar ashpër organizatorët e Botërorit Brazil 2014, duke thënë se ata kanë përpiluar një orar të pa baraspeshuar dhe kanë standarde shumë të dobëta të fushave.
Portugalia e Mourinhos do të luaj kundër Ganës, ku i duhet një fitore e madhe nëse dëshiron që të kualifikohet nga Grupi G, por para saj me një barazim SHBA dhe Gjermania kalojnë tutje.
Trajneri i Chelsea mendon se FIFA ka bërë favorizime të ndryshme përderisa i ka akuzuar ata për organizim të keq duke dështuar në ofertën e tyre për të luajtur në një fushë normale.
Në rastin e ndeshjeve brenda 24 orëve nga një skuadër në tjetrën FIFA në ndeshjet e treta duhet të luajnë më shpejt dhe kemi rastin e grupit të Portugalisë dhe SHBA ku FIFA qartë po e mbron Gjermaninë dhe Ganën por jo edhe Portugalinë dhe SHBA-në. Kjo është rezultat i organizimit të dobët. Kështu dëshirojë që ta përcaktojë këtë gjë.
Mourinho po ashtu ka kritikuar edhe kualitetin e papranueshëm të fushave të Brazilit.
Fusha në Manaus, në t cilën janë luajtur tri ndeshje deri me tani përfshirë atë Angli- Ital dhe SHBA Portugali është ngjyrosur me të gjelbër vetëm të duket bukur në televizion.
Mourinho thotë se fushat janë katastrofale.
Kur i kam shikuar ndeshjet, një gjë është e qartë që fushat janë katastrofë të kualitetit të dobët, tha ai.
Pothuajse asnjë fushë nuk i plotëson kriteret për të luajtur futboll.
Shumë skuadra evropiane kanë dështuar të fitojnë në këtë Botëror përderisa ankesat kryesore të tyre janë fushat e dobëta, orari i papërshtatshëm dhe orari i ndeshjeve ku skuadra evropiane luajnë në orën 1 të pasdites, ku temperatura sot gjatë ndeshjes Itali Uruguai dhe Kosta Rikë Angli ishin 36 gradë Celsius, në të cilat temperatura europianët asnjëherë nuk luajnë futboll.