Mourinho braktis konferencën për shtyp
Madrid, 1 tetor - Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, është larguar nga konferenca për shtyp që ishte dedikuar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Steaua Bucharestit, për shkak të pyetjeve të shumta të gazetarëve rreth mospërfshirjes së Kevin De Bruynes në skuadër.
Portugezi vendosi ta lërë jashtë skuadre anësorin belg, i cili nuk është aspak i kënaqur me këtë vendim, ndërsa gazetarët e nervozuan 50-vjeçarin duke e pyetur vazhdimisht rreth tij.
E njëjta gjë i ka ndodhur Mourinhos edhe gjatë kohës kur nuk e angazhonte Juan Matan, ndërsa tani kur trajneri ka vendosur të hedh në fushë spanjollin, vëmendja e gazetarëve është fokusuar diku tjetër.
Kjo është fantastike, sepse askush nuk pyet për Matën. Ju keni tre javë rresht që flisni vetëm për Matën dhe tashmi për Kevin De Bruyne. Pra Ju nuk jeni të interesuar për lojtarët që luajnë, ju jeni të interesuar për ato që nuk luajnë.\"
\"Ai nuk është zgjedhur. Ai nuk më pëlqen. Vetëm 11 mund të luajnë dhe 18 mund të zgjidhen. Unë po përpiqem të vendos për ato q do të luajnë në fushe dhe për ato që nuk do të luajnë. Unë do të përpiqem të jem sinqertë me Juan Matën, për atë që po bën në stërvitje dhe në ndeshjen që luajti. Me Kevin është e njëjta gjë. A nuk është përzgjedhur për shkak se nuk më pëlqen si luajti ndaj Swidon, nuk më pëlqen mënyra si stërvitet. Por ju këtë tendencë keni për të më pyetur për lojtarët që nuk lajnë. Shihemi nesër
Ndërkohë, konferencën e ka vazhduar kapiteni Frank Lampard, që ka mbetur i habitur me largimin e Special One, për të cilin megjithatë kjo nuk ishte hera e parë që e lëshon konferencën.