Morata mbetet një prej objektivave kryesorë të Interit
Milano, 28 mars - Alvaro Morata mbetet një prej objektivave kryesorë të Interit për sezonin e ardhshëm.
Siç shkruan sot \"La Gazzetta dello Sport\", zikaltrit janë gati të bëjnë një ofertë zyrtare për talentin e Real Madrid, të cilit i skadon kontrata me \"Los Blancos\" në vitin 2015.
Por Morata nuk mbyll dyert për Edin Dzeko, i konsideruar gjithmonë si top-playeri për sulmin: boshnjaku dhe Morata, vlera e të cilit është rreth 12 milionë dhe për të cilin interesohet edhe Juventus, do ta bënin sulmin e Walter Mazzarrit një prej më të fortëve në Serie A pasi nuk duhen harruar as të konfirmuarit Palacio dhe Icardi.