Monaco të gatshëm që ta lënë të lirë të largohet Moutinhon
Monaco, 22 korrik - Klubi francez, Monaco janë të gatshëm që ta lënë të lirë të largohet yllin e tyre, Joao Moutinho, në mënyrë që të mund të ruajnë stabilitetin e tyre financiar.
Për shërbimet e portugezit interesim të madh ka shprehur skuadra e Arsenalit, të cilët janë të gatshëm të paguajnë 14 milionë funte vetëm që ta kenë në dispozicion të tyre për sezonet e ardhshme, transmeton koha.net.
Sipas raporteve nga The Express, edhe Moutinho nuk është i lumtur që nga largimi i James Rodriguez i cili ishte bashkuar me Real Madridin vitin e kaluar. Moutinho me klubin francez është paraqitur në 68 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola.
Më parë interesim për shërbimet e tij kishin shprehur edhe rivalët e Arsenalit, Chelsea dhe Manchester Unitedi.