04 Janar 2025

MKRS subvencionon me 86 mijë euro Federatën e Hendbollit

Prishtinë, 18 shtator - Sot, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Nëpërmjet këtij Memorandumi Bashkëpunimi, MKRS-ja subvencionon FHK-në me 86 mijë euro, për pjesën e mbetur të programit të këtij viti.

Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin, dhe u shpreh se me këto memorandume, po krijohen lehtësira për funksionim e federatës, në kohën kur aktivitet në fushën e hendbollit po intensifikohen.

Ministri Kujtim Shala përgëzoi FHK-në për sukseset e treguara, dhe po ashtu, konfirmoi mbështetjen për FHK-në, duke u zotuar në përkushtimin e MKRS-së për të ndihmuar sportin kosovar në rrugën e zhvillimit dhe të përparimit të mëtutjeshëm të tij.

Siç kemi bërë të ditur, nëpërmjet këtyre memorandumeve të bashkëpunimi, MKRS-ja po ndihmon në pavarësimin financiar të federatave dhe po krijon lehtësira që ato të mund të funksionojnë me efikasitet sa më të plotë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)