06 Janar 2025

MKRS nënshkruan memorandum me Federatën e Karatesë

Prishtinë, 5 gusht - MKRS-ja nëpërmjet memorandumeve të bashkëpunimit, që po nënshkruan me federatat, po ndihmon në pavarësimin financiar të federatave, si dhe po krijon lehtësira që ato të funksionojnë me efikasitet sa më të plotë.

Në vazhdën e memorandumeve të nënshkruara me disa federata të sportit të Kosovës, sot, në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Federatës së Karatesë së Kosovës.

Nëpërmjet këtij Memorandum Bashkëpunimi, MKRS-ja subvencionon FKK-në për pjesën e programit të këtij viti me 28,100 euro, ndërkaq shumë e përgjithshme me të cilën MKRS-ja ka ndihmuar këtë federatë gjatë këtij viti shkon afro 82 mijë euro.

Ministri Shala përgëzoi FKK-në për punën dhe aktivitet e në fushën e karatesë dhe sukseset e treguara dhe konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme për FKK-në, si dhe shprehu përkushtimin e MKRS-së për të ndihmuar sportistin kosovar në rrugën e përparimit të mëtutjeshëm dhe avancimit të tij në planin ndërkombëtar.

Kryetari i FKK-së Fadil Arifi e përgëzoi ministrin Shala për punën që po bën në fushën e sportit, sidomos me memorandumet, nëpërmjet të cilave po krijon lehtësira për veprimtaritë e federatave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)