11 Janar 2025

MKRS ndanë edhe 25 mijë euro për FFK-në

Prishtinë, 20 shkurt - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka ndarë 25 mijë euro Federatës së Futbollit të Kosovës me qëllim të organizimit dhe prezantimit sa më të mirë të ndeshjes së parë miqësore zyrtare ndërkombëtare, që Përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon më 5 mars në Mitrovicë në stadiumin Adem Jashari kundër Përfaqësueses së Haitit.

Përveç këtij buxheti, dje Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj mori vendim që FFK-së t’i ndajë 50 mijë euro për organizimin e ndeshjes Kosova vs Haiti.

Për ndarjen e 25 mijë eurove sot është nënshkruar Memorandum mes MKRS-së dhe FFK-së, i cili parasheh edhe obligimet e së cilës palë dhe qëllimet për çka do të shpenzohen këto mjete.

Nënshkrimin në emër të MKRS-së e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm, Veton Firzi, ndërkaq për FFK-në, kryetari Fadil Vokrri.

Mjetet e parapara prej 25 mijë eurove, sipas Memorandumit do të shfrytëzohen vetëm për:

Blerjen e shtyllave të Futbollit të aprovuara nga FIFA;
Blerjen e Flamujve anësorë;
Blerjen e Semaforit për ndërrim të lojtarëve;
Blerjen e Inventarit të zhveshtoreve për ekipet mysafir, vendas dhe referëve dhe zyrtarëve të ndeshjes 60 copë;
Blerjen e topave të aprovuara nga FIFA, 20 copë;
Blerjen e kompleteve të fanellave sportive për lojtarë, dy sete nga 25 copë, ngjyrë të kaltër dhe të bardhë;
Blerjen e tavolinave për zhveshtore me tabelë muri, dy copë;
Blerjen e shtretërve për zhveshtore dhe fizioterapeutë 4 copë;
Blerjen e ulëseve VIP ( treshe, njëshe, njëshe ) eko-lëkurë;
Akomodimi e lojtarëve të reprezentacionit të Kosovës.
Blerjen e Flamujve dhe Rekuizitave.

MKRS mbetet e përkushtuar që të ndihmojë FFK-në edhe në aspekte të tjera organizative, duke e parë rëndësinë që ka kjo ndeshje për vendin tonë dhe sportin në përgjithësi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)