11 Janar 2025

MKRS ndanë 100 mijë euro për stadiumin në Drenas

Prishtinë, 23 maj - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë sot 100 mijë euro për renovimin e stadiumit të futbollit ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas dhe 50 mijë të tjera renovimin e Pallatit të Kulturës, ‘Asim Vokshi’ në Gjakovë.

Për këtë janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me kryetarët e dy komunave, Mimoza Kusari – Lila dhe me Nexhat Demakun. Në emër të MKRS-së memorandumin e ka nënshkruar  Sekretari i Përgjithshëm, Veton Firzi.

Komuna e Gjakovës, bazuar në Memorandum do të marrë përsipër investimin e shumës tjetër që përcaktohet nga kontrata për renovimin e Pallatit të Kulturës.

E njëjta rregull do të vlejë edhe në rastin e investimeve në stadiumit e futbollit në Drenas. Krerët e këtyre komunave, Kusari –Lila dhe Demaku kanë vlerësuar se kjo mbështetje nga MKRS-ja është mjaft domethënëse për zhvillimin e kulturës, respektivisht sportit në këto komuna.

Ndërkaq, sekretari Firzi tha se MKRS-ja ka investuar edhe në të kaluarën në shumë projekte në këto komuna dhe se përkrahja do të vazhdojë edhe në të ardhmen. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)