MKRS ndan 189 mijë euro për FFK-në
Prishtinë, 6 korrik - Sot, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.
Nëpërmjet këtij Memorandumi Bashkëpunimi, MKRS-ja ndihmon FFK-në me 189 mijë euro, për programin vjetor të këtij viti.
Ministri Kujtim Shala, me këtë rast, konfirmoi mbështetjen për Federatën e Futbollit të Kosovës dhe u zotua se edhe në të ardhmen MKRS-ja do të ndihmojë sportistin kosovar në rrugën e përparimit të mëtutjeshëm të tij.
Ndërkaq, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, u shpreh se kjo shumë që MKRS ka ndarë për FFK-në dëshmon gatishmërinë e ministrisë për të ndihmuar futbollin dhe për ti qenë pranë në procesin e avancimit të tij.