04 Janar 2025

MKRS do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me FXHK-në

Prishtinë, 10 shtator - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, zhvilloi sot një takime pune me kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, dhe selektorin, Driton Kuka, me të cilët bisedoi për zhvillimet e fundit në këtë federatë, programin e tyre dhe sfidat që i presin në të ardhmen.

Drejtuesit e FXHK-së e informuan ministrin Shala me aktivitet e gjertanishme të Federatës, me programin e realizuar, si dhe për përgatitjet intensive që po bën kjo federatë rreth pjesëmarrjes së Kosovës në garat ndërkombëtare, veçmas në Lojërat Olimpike “Rio 2016. “

Ministri Shala u shpreh se do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me FXHK-në, në funksion të përmirësimit të kushteve për funksionim sa me efikas të federatës, siç është praktika e fundit e memorandumeve, me çka janë krijuar kushte më të mira për funksionimin e federatave dhe realizimin e programeve të tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)