Mitrovica arenë e nxehtë e streeballit
Nga tetë vende të parapara për superfinale, tashmë janë zënë shtatë. Kampionia e Kosovës në Streetball për vitin 2013, skuadra CHE BAR dhe gjashtë kampionet e sivjetme të qyteteve: Kampionia e Gjakovës, HD CLUB; Kampionia e Prishtinës, MR.PANTINA; Kampionia e Pejës, ISTOGU; Kampionia e Prizrenit, TURISTAT; Kampionia e Ferizajt, skuadra123 dhe Kampionia e Gjilanit, skuadra LOOSERS , e presin edhe kampionen e turneut kualifikues të Limak Streetball Kosova 2014 në Mitrovicë, për të kompletuar tetëshen e cila të dielën më 20 Korrik, në Gjakovë do të garojë për titullin e Kampionit të Kosovës në Streetball 2014.
Duke marr parasysh se nga sivjet, numri i skuadrave në turnetë kualifikuese është i limituar, del se për vizën e fundit të Superfinales së Limak Streetball Kosova 2014, në turneun e Mitrovicës, do të garojnë 16 ekipe.
Pra 16 kandidat për një vend në Superfinale, në Mitrovicën e cila për herë ka përgatitur atmosferë fenomenale.
Sot duke filluar nga ora 10:00, në qendrën sportive Fatime Xhaka në Mitrovicë, do të fillojnë regjistrimet dhe do të zgjasin deri në ora 10:45.Në ora 10:45 do të hidhet shorti dhe saktësisht nga ora 11:00 do të fillojmë me ndeshjen e parë të xhiros së parë të grupit A.