Mitchell Langerak largohet nga Borussia Dortmund
Dortmund, 29 qershor - Mitchell Langerak nuk do jetë më portieri i dytë i Borussia Dortmund.
27-vjeçari australian ka vendosur të largohet nga verdhezinjtë për të vazhduar karrierën e tij në një tjetër ekip gjerman, Stuttgart.
Arsyeja e largimit të Langerak mendohet se është blerja e Roman Burkin nga Freiburg.
Langerak besonte se tashmë kishte ardhur koha që të zëvendësonte veteranin Weidenfeller si portieri titullar i skuadrës dhe afrimi i Burkin nuk i ka pëlqyer aspak.
Mitchell Langerak u bashkua me Borussia Dortmund në vitin 2010, i ardhur nga Melbourne Victory. Në 5 vite me verdhezinjtë, ai ka luajtur vetëm 19 ndeshje në kampionat.