Ministri Shala uron Federatën e Volejbollit të Kosovës
Prishtinë, 14 maj - Sportit i Kosovës, gjithnjë e më shumë po shënon avancim në arenën ndërkombëtare. Në vazhdën e pranimit të shumë federatave të Kosovës në Federatat Ndërkombëtare, dje Federata e Volejbollit të Kosovës, u pranua në Federatën Ndërkombëtare të Volejbollit.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, e vlerëson këtë si sukses të jashtëzakonshëm për Kosovën, dhe me këtë rast, përgëzon drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë sukses të volejbollit të Kosovës.
Po ashtu, ministri Shala i përgëzon volejbollistët, dhe atyre iu dëshiron suksese në avancimin e mëtejme të këtij sporti shumë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.
Ky lajm është shumë i mirë për sportin tonë, dhe një hap tjetër shumë i rëndësishëm, i cili ndihmon në përshpejtimin e ndërkombëtarizimit dhe njohjes së sportit tonë në arenën ndërkombëtare, ka theksuar ministri Shala, dhe ka shtuar se MKRS-ja do të qëndrojë në vazhdimësi pranë sportit të Kosovës, do ta mbështesë atë në ngritjen cilësore dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar.