Ministri Shala uron Federatën e Taekwondos së Kosovës
Prishtinë, 12 maj - Në vazhdën e pranimit dhe afirmimit të sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, këto ditë Federata e Taekwondos së Kosovës u pranua me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Taekwondos.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim Shala, përgëzon drejtuesit e Federatës së Taekwondos së Kosovës, dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm të taekwondos së Kosovës.
Po ashtu, ministri Shala përgëzon taekuandistët e Kosovës, duke iu uruar suksese në avancimin e mëtejme të këtij sporti në arenën ndërkombëtare.
Ky është edhe një lajm i mirë për Kosovën, dhe një hap tjetër shumë i rëndësishëm, i cili e ndihmon dhe e përshpejton ndërkombëtarizimin dhe njohjen e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare, ka theksuar ministri Shala, dhe ka shtuar se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, në ngritjen cilësore të tij dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar.