06 Janar 2025

Ministri Shala uron Federatën e Shenjëtarisë

Prishtinë, 20 korrik - Ministri Kujtim Shala uron drejtuesit e Federatës së Shenjëtarisë së Kosovës, me rastin e pranimit të tyre në Federatën Evropiane.

Me këtë rast, ministri Shala përgëzon drejtuesit e Federatës, dhe gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm të shenjëtarisë së Kosovës.

Po ashtu, ministri Shala përgëzon shenjëtarët e Kosovës, duke iu uruar atyre suksese në avancimin e mëtejme të këtij sporti në arenën evropiane.

“Pranimi i juaj me të drejta të plota në Federatën Evropiane, është një lajm i mirë për sportin e Kosovës.\"

\"Ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin, njohjen dhe afirmimin e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar Shala, duke u zotuar se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)