Ministri Shala uron Federatën e Aeronautikës së Kosovës
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve , Kujtim Shala përgëzon drejtuesit e Federatës Aeronautike të Kosovës dhe gjithë ata që kanë kontribuuar për pranimin e aeronautikës kosovare në Federatën Ndërkombëtare të Aeronautikës.
Po ashtu, ministri Shala, federatës dhe aeronautikëve iu suksese në avancimin e mëtejme të këtij sporti.
Në vazhdën e avancimit dhe pranimit të sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin dhe njohjen e sportit kosovar në botë, ka theksuar ministri Shala dhe ka shtuar se MKRS-ja do vazhdojë të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, sidomos në ngritjen cilësore dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar.