Ministri Shala takohet me drejtuesit e FFK-së
Prishtinë, 6 gusht - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti sot, në një takim pune, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, kryetarin Fadil Vokrri, të shoqëruar nga sekretari Eroll Salihu.
Ministri Shala dhe drejtuesit e Federatës së Futbollit biseduan rreth infrastrukturës sportive në Kosovë dhe investimeve që po bën ministria për përmirësimin e mëtutjeshëm të saj.Në takim ndërmjet ministrit Shala dhe drejtuesve të FFK-së u bisedua edhe rreth përpjekjeve që po bën FFK-ja, në bashkërendim me institucionet e Kosovës, për ndërkombëtarizimin e futbollit.
Në funksion të kësaj, këto ditë FFK-në do zhvillojë takime në Nyon të Zvicrës ku do të bisedohet lidhur me pranimin e klubeve dhe përfaqësues së Kosovës në UEFA dhe në FIFA.