08 Janar 2025

Ministri Shala priti Klubin Futbollistik “Ferronikeli”

Prishtinë, 8 qershor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti përfaqësuesit e Klubit Futbollistik “Ferronikeli” pas shpalljes Kampion të RaiffeisenSuperligës së Kosovës në futboll.

Ministri Shala i përgëzoi përfaqësuesit e “Ferronikelit” për suksesin e arritur për herë të parë në histori të këtij klubi. “Ky është edhe një sukses për sportin e Kosovës, të cilin e bën gjithnjë e më shumë cilësor dhe konkurrent”, tha ndër të tjera ministri Shala.

Po ashtu, ministri Shala shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Klubin “Ferronikeli” dhe tëgjitha klubeve tjera, në funksion të përparimittë futbollit në Kosovë.

“Ne presim shumë shpejt që futbolli ynë të arrijë të plasohet edhe në arenën ndërkombëtare”, tha ministri Shala, duke shprehur njëkohësishtmbështetjen e ministrisë në përmirësimin infrastrukturës sportive në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)