Ministri Shala priti drejtuesit e rinj të KQVR-së
Prishtinë, 10 korrik - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti drejtuesit e rinj të Këshillit Qendror të Veprimit Rinor, të udhëhequr nga Vesa Ibrahimi, kryetare.
Ministri Shala i përgëzoi të rinjtë për kuvendin e mbajtur këto ditë, nëpërmjet të cilit janë themeluar organet drejtuese të këtij këshilli.
Ministri Shala iu premtoi të rinjve mbështetje të vazhdueshme në përkim me Ligjin për Rininë. Ai po ashtu i informoi të rinjtë me veprimet e MKRS-ja për të përmirësuar ndjeshëm pozitën e rinisë në shoqërinë kosovare.
Ministri Shala po ashtu i njoftoi të rinjtë se MRKS-ja po përgatitë një strategji për të rinjtë.
Kryetarja e këtij këshilli, Vesa Ibrahimi, e informoi ministrin Shala lidhur me veprimtarinë e këshillit, dhe njëkohësisht e falënderoi atë për mbështetjen që MRKS-ja i jep rinisë në Kosovë.