Ministri Shala premton investime për Ferizajin
Prishtinë, 7 maj - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në vazhdën e takimeve me kryetarët e komunave të Kosovës, sot është takuar me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa,me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes MKRS-së dhe Komunës së Ferizajt.
Ministri Shala, u zotua se do të mbështesë Ferizajn në përmirësimin e infrastrukturës për kulturë dhe sport. Në këtë kuadër, MKRS-ja në planin e investimeve kapitale, sivjet do të fillojë ndërtimin e Qendrës Rinore ne Ferizaj.