Ministri Shala premtoi përkrahje për Federatën e Skitarisë
Prishtinë, 10 shtator - Në kuadër të takimeve të shumta me federata të sportit të Kosovës, takime këto që kanë për qëllim njohjen më për së afrimi me programet dhe kërkesat e federatave, sot ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti kryetarin e Federatës së Skitarisë së Kosovës, Hajrush Demajn, të shoqëruar nga Albin Tahiri, pjesë e reprezentacionit të Kosovës në këtë sport.
Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Demaj u bisedua për Olimpiadën Botërore 2016, e cila do të mbahet në Lilehamer të Norvegjisë, dhe ku pritet të marrin pjesë skitarë nga Kosova.
Ministri Shala premtoi përkrahje dhe mbështetje për këtë aktivitet, si dhe për zhvillimin e këtij sporti në Kosovë.