06 Janar 2025

Ministri Shala përuroi Poligonin Sportiv në Dubravë të Ferizajt

Ferizaj, 24 korrik - Në kuadër të vizitës së sotme në Ferizaj, ministri Kujtim Shala, i shoqëruar nga kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, deputeti nga radhët e komunitetit ashkali Danush Ademi, zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rrahmani, përuroi Poligonin Sportiv në vendbanimin e komunitetit ashkali në Dubravë të Ferizajt.

Ky projekt që është investim i MKRS-së, vlera e të cilit sillet rreth 60 mijë euro, u vlerësua tejet i rëndësishëm për këtë vendbanim, dhe një dëshmi se institucionet e Kosovës në vazhdimësi përkujdesën për komunitetet pakicë në Kosovë, sidomos në përmirësimin e jetës së tyre dhe integrimin sa më funksional në shoqërinë kosovare.

Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja është më mbështetje të komuniteteve në Kosovë dhe sidomos rinisë, së cilës i duhen fusha sportive, ku mund t’i zhvillojnë aktivitet e tyre sportive. 

Më tej, ai tha se MKRS-ja po bën përpjekje maksimale që të ndihmojë komunitet pakicë në Kosovë në fushën e kulturës, sportit dhe rinisë, me infrastrukturë dhe aktivitete kulturore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)