Ministri Krasniqi në Samitin e ministrave të sportit në Katar
Katar, 8 dhjetor - Me ftesë të Ministrit të Rinisë dhe Sportit të Katarit, Salah bin Ghanem bin Nasser Al Ali, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Memli Krasniqi do të udhëtojë sot për në Doha të Katarit për të marrë pjesë në Samitin e Ministrave të Sportit nga vende te ndryshme te botes, ne kuadër te Forumit \"Doha GOALS\".
Në këtë samit do të diskutohet për mundësinë e bashkëpunimit të ministrave për të rritur pjesëmarrjen në sport, promovuar vlerat sociale, ekonomike e fizike të sportit dhe për të trajtuar problemet në këtë fushë.
Përveç Ministrave, në këtë samit marrin pjesë edhe drejtues të lartë të institucioneve dhe federatave të ndryshme ndërkombëtare të sportit.
Ministri Krasniqi përveç diskutimeve të rregullta në samit, do të ketë takime te veçanta me ministrat pjesëmarrës dhe udhëheqësit e federatave të ndryshme për të lobuar për ndërkombëtarizimin e sportit dhe lidhjen e bashkëpunimit në këtë fushë me shtete të ndryshme.
Në këtë samit do të marrin pjesë rreth 30 ministra të sportit nga Europa, Amerika Latine, Lindja e Mesme, Afrika, etj.