Milano u kërkon 721 milionë euro sheikëve për të hequr dorë nga 40%
Milano, 28 tetor - Pushimet e Vitit të Ri Milani do ti kalojë edhe një herë në Adu Dhabi. Në Dubai, kuqezinjtë do të shkojnë për të nderuar sponsorin e tyre Fly Emirates dhe, sipas asaj që raporton e përditshmja italiane Tuttosport, nga Abu Dabi do të vijë edhe zyrtarizimi i akordit që do të rinovojë bashkëpunimin mes klubit italian dhe sponsorit të tij edhe për katër vjet.
Gjithashtu, mësohet se kuqezinjtë në programin e tyre 7-ditor, ku do të qëndrojnë në Dubai, do të zhvillojnë edhe një miqësore me Real Madridin, i cili si Milani do të përshkojë të njëjtin rrugëtim.
Por, duket se nuk është vetëm ky misioni i Rossonerëve, sepse, siç raportojnë mediat italiane, në Abu Dhabi do të bisedohet edhe për të ardhmen e klubit. Sheikët Khalifa Bin Zayed Al Nahyan dhe Ahmed bin Saeed Al Maktoum, dy nga miqtë e presidentit Silvio Berlusconi, kanë shprehur vullnetin e tyre për të blerë 40% të aksioneve të klubit dhe mësohet se bisedimet janë në një pikë të mirë, ndonëse ende larg arritjes së një akordi përfundimtar.
Mësohet se Milani u ka kërkuar 721 milionë euro sheikëve për të hequr dorë nga 40% e aksioneve, por oferta e parë duket se nuk është pranuar nga grupi arab, i cili pretendon ta mbyllë marrëveshjen mbi bazën e 500 milionë eurove.
Për momentin, tratativa po udhëhiqet nga Valentino Valentini, i cili është një nga njerëzit më të besuar të Berlusconit dhe ndërkohë një ndërmjetës mes tij dhe sheikëve.