Milano pranë nënshkrimit me sulmuesin Jackson Martinez
Milano, 11 qershor - Skuadra e Milanos është shumë pranë nënshkrimit me sulmuesin Jackson Martinez.
Kapiteni i Portos, i cili aktualisht ndodhet i grumbulluar me kombëtaren e Kolumbisë për Kupën e Amerikës që zhvillohet në Kili, sipas sportmediaset.it, do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me kuqezinjtë.
Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, ndodhet në Portugali për të mbyllur marrëveshjen dhe për të bindur Porton që të ulë çmimin e sulmuesit. Klubi portugez kërkon 35 milionë euro për Martinez.
Ndërkohë, Porto nuk ka pranuar të lëshojë Brahimin dhe i ka kujtuar Milanit se nëse kërkon të marrë shërbimet e algjerianit, duhet të paguajë plot 50 milionë euro.