Milani përgatit ofertën për Matrin
Milano, 27 gusht - Nëse Milani do të kalojë PSV-në në play-off-in e Ligës së Kampioneve, Adriano Galliani do të bëjë ofertën e tij për Alessandro Matrin, sulmuesin që nuk po gjen hapësira tek Juventusi i Contes.
Sipas mediave italiane, me 30 milionët që do të përfitojë nga hyrja në fazën e grupeve të Champions, klubi kuqezi do të bëjë një tjetër blerje në merkato. Për Matrin mund të mjaftojnë 12 milionë.
Përforcimi do të jetë në sulm duke parë se i vetmi qendërsulmues i gatshëm për momentin është Mario Balotelli, ndërsa zëvendësuesi i tij është 18-vjeçari Petagna.
Por, milanistët duhet të presin të mërkurën në mbrëmje për të marrë vesh se si do të mbyllet merkatoja e skuadrës së tyre të zemrës.