Milani nuk është në shitje
Milano, 7 mars - Silvio Berlusconi nuk e ka ndërmend ta shes Milanin. Fininvest ka përgënjeshtruar lajmin e shpërndarë nga agjencia Bloomberg se Rossonerët janë në shtije.
Skuadra e Milanit nuk do të shitet. Fininvest e ka përgënjeshtruar lajmin e shpërndarë nga agjencia Bloomberg se Silvio Berlusconi po synon ta shesë klubin.
Fininvest bën të ditur se zërat për shitjen e Milanit janë krejtësisht të pabaza, thuhet në një komunikatë zyrtare.
Agjencia Bloomberg, kishte shkruar një ditë më herët se Berlusconi i ka dhënë leje bankës Lazard për të vlerësuar çmimin në treg të klubit dhe të kërkojë ndonjë të interesuara.
Kurse është raportuar se banka franceze (e njëjta bankë të cilës Masimo Moratti i besoi shitjen e Interit tek Erik Thohir) i ka dërguar materialet e nevojshme blerësve të mundshëm.
Por, Fininvest ka përgënjeshtruar shitjen e Milanit, që sipas revistës Forbes ka një vlerë prej rreth 945 milionë dollarësh.