Milani mund të përforcohet me Khedirën
Milan0, 9 tetor - Milani mund të përforcohet në janar me një tjetër lojtar me parametra zero dhe cilësor. Bëhet fjalë për Sami Khedirën, mesfushori i Realit i cili ka përfunduar në shënjestrën e Adriano Gallianit, një mjeshtër në blerjet me kosto zero.
Kampioni i Botës me Gjermaninë ka kontratë në skadencë dhe rinovimi me klubin madrilen duket shumë larg.
Por, konkurrenca për mesfushorin është shumë e madhe. Ai kërkohet nga Arsenali dhe Chelsea. Gjithashtu, paga e lojtarit prej 5 milionë eurosh është një pengesë për Milanin.
27-vjeçari Sami Khedira u dëmtua rëndë në gju në vitin 2013 dhe pas pjesëmarrjes në Botëror, Khedira u dëmtua sërish.