11 Janar 2025

Milani kërkon Stephane Mbia

Milano, 11 gusht - Duket se kuqezinjtë e Milanit do të vazhdojnë strategjinë e ndjekur këtë merkato vere duke mos shpenzuar asnjë euro.

Pas blerjeve të Alex, Menez dhe Diego Lopezit, tashmë radhën duket se e ka mesfushori kamerunas Stephane Mbia, i cili sezonin e fundit luajti me ekipin spanjoll të Seviljes, ekip ky që arriti të fitoj trofeun Europa League.

Mbia, i cili në planin personal zhvilloi një paraqitje për t’u vlerësuar në Botërorin Brazil 2014 me kombëtaren e tij të Kamerunit, tashmë kërkon të luaj me një ekip me emër më të madh dhe Milani duket se ja plotëson këtë dëshirë.

Duke ditur që para disa ditëve ky lojtar nuk arriti dot të gjente akordin me ekipin e sapo ngjitur në Premier League, Queens Park Rangers, atëherë rriten mundësitë që akordi me ekipin nga Milano të arrihet.

Kamerunasi gjithashtu është në orbitën e ekipit rus të Rubin Kazanit, por gjithashtu për të interesohen edhe turqit e Gallatasarayt.

Gjithsesi, duket se Adriano Galiani do të gëzojë tifozët kuqezi pasi do të arrijë të bëjë një goditje dyfishe, sepse duket se është afër edhe lojtarit tjetër Cerci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)